Giresse komenton shortin e Kosovës për EURO24: Shpresojmë të kualifikohem pasi kemi shpresë për vendin e dytë
Trajneri i Kosovës, Alain Giresse kometoi shortin e skuadrës së tij e cila bën pjesë në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.
Tekniku francez i Dardanëve theksoi se ai mendon për vendin e dytë të grupit çka do të thotë kualifikimi në Euro 2024, ndërsa shtoi se pasuria e ekipit janë lojtarët që vijnë nga Italia, Spanja apo Zvicra.
“Është një grup i vështirë, por nëse shikojmë të tjerët është më mirë kështu. Do të mundohemi të luajmë mirë kundër të gjitha skuadrave në grup. Shpresojmë të kualifikohem pasi kemi shpresë për vendin e dytë. Kombëtarja jonë është e re, por në mendjen tonë është vendi i dytë.
Rumaninë nuk e njoh shumë mirë. Njoh vetëm kombëtaren e vjetër të Rumanisë, që kishte një organizim shumë të mirë dhe një ekip të fortë. Pasuria jonë janë lojtarët nga Italia, Spanja, Zvicra. Por ne po mendojmë se si të ndërtojmë një kombëtare të fortë për të ardhmen. Kjo është ajo që ne duam të bëjmë”, u shpreh Alain Giresse.