Giresse: Kemi mungesa të shumta
Kosova po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e tretë të qershorit, ku “Dardanët” do të përballen me Irlandën e Veriut në “Fadil Vokrri.
Një ditë para ndeshjes, Kombëtarja e Kosovës mbajti konferencë për media.
Trajneri Giresse tha se ndodhen në situatë jo të zakonshme, teksa përballen me mungesa të shumta.
“Ndodhemi në situatë të veçantë. Vlen të përmendet mungesa e dy lojtarëve që u ndëshkuan me karton të kuq. Këta dy lojtarë që i shtohen listës së mungesave dhe atyre që nuk janë grumbulluar, me ç’rast jemi në vështirësi në pozicione të caktuara, pasi lojtarët që mungojnë janë të rëndësishëm në pozitat e tyre. Mirëpo, pa dyshim se në do të tentojmë t’i përshtatemi situatës ku ndodhemi dhe të tregojmë përformanca sa më të mira”, u shpreh Giresse.
Kosova e zhvillon lojën ndaj Irlandës Veriore të enjten nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”, kurse të dielën do të udhëtojnë për t’u përballur me Greqinë.