Giresse flet para ndeshjes me Qipron: Na duhet shpirt luftarak, të luajmë shumë shpejtë
Kosova nesër me fillim nga ora 18:00 do të zhvillojë takimin ndaj Qipros në udhëtim, takim ky në kuadër të Ligës së Kombëve.
Kosova nesër fillon sezonin e ri të Ligës së Kombeve, ku tashmë ka udhëtuar drejt Qipros.
Në konference para ndeshjes ka folur Valon Berisha dhe trajneri Alain Giresse, shkruan Periskopi.
Giresse tha se ekipi i duhet shpirtë luftarak për ta fituar këtë ndeshje.
“Po e nisim një garë të re. Të gjitha ekipet pjesëmarrëse janë në një pikë të njëjtë. Na duhet shpirt luftarak. Per neve ka qenë shumë e rëndësishme të shikojmë se si luan Qipro. Duhet të vendosemi në fushë ashtu siç lojtarët ndihen më së miri. Duhet të luajmë shumë shpejt, të qarkullojmë topin, kur e kemi atë në pronësi. I kemi shikuar disa nga ndeshjet e fundit të Qipros, dhe e kemi parë potencialin e tyre”, u shpreh Giresse.