Gigi Buffon po bën mrekullira edhe si 43-vjeçar: Pritja e tij për Parmën është thjesht nivel tjetër

Gigi Buffon po bën mrekullira edhe si 43-vjeçar: Pritja e tij për Parmën është thjesht nivel tjetër

Rikthimi i Gigi Buffonit te Parma është një prej top storieve të verës.

Rikthimi te klubi ku filloi gjithçka, si fitues i Kupës së Botës dhe legjendë e Juvetnusit, është padyshim storie përrallash, teksa lajm edhe më i mirë është se ai nuk po tregon shenja ngadalësimi, transmeton Periskopi.

Në paraqitjen e tij të parë pas rikthimit, Buffon bëri një pritje brilante të dyfishtë në miqësoren parasezonale kundër skuadrës nga Serie A, Sassuolo.

Me topin të kthyer në zonë, Buffon qëndron i fortë dhe lexon lëvizjen e sulmuesit kundërshtar, i cili u duk se e ka golin të sigurtë.

Mirëpo, ai u zgjat për mrekulli për ta pritur gjuajtjen dhe pastaj për ta pritur në duar. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: