“Gëzuar ditëlindjen Silvinjo!”, Duka uron trajnerin me rastin e 50-vjetorit
E premtja e datës 12 prill, është një ditë e rëndësishme dhe e veçantë për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior, i cili feston ditëlindjen e tij të 50-të. Presidenti i FSHF- së, Armand Duka, në emrin e tij dhe të çdo anëtari të komunitetit të futbollit e ka uruar trajnerin Silvinjo në këtë ditë për shënuar për të.
Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Presidenti Duka i uroi teknikut brazilian shëndet, lumturi dhe sa më shumë suksese në jetë e karrierë.
“Sylvio Mendes Campos Junior, trajneri i Kombëtares sonë, feston sot ditëlindjen dhe në emrin tim dhe të çdo anëtari të komunitetit të futbollit dua t’i uroj atij shëndet, lumturi pafund dhe sa më shumë suksese në jetë e karrierë! Gëzuar ditëlindjen Silvinjo!”, shkruan Presidenti i FSHF-së në mesazhin e tij.
Silvinjo u zyrtarizua në krye të Shqipërisë në fillimin e muajit janar 2023 dhe në sezonin e tij të parë me kuqezinjtë siguroi kualifikimin në finalet e Europianit “Gjermani 2024”.