Gëzim Kelmendi kritikon rëndë Eman Rrahmanin: ‘Lista Familja’ nuk më dëshiron në koalicion, përgjigjja e tij ishte fyese dhe nënçmuese

Gëzim Kelmendi kritikon rëndë Eman Rrahmanin: ‘Lista Familja’ nuk më dëshiron në koalicion, përgjigjja e tij ishte fyese dhe nënçmuese

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka thënë se partia ‘Lista Famijla’ nuk e dëshiron atë në koalicionin e saj.

Kelmendi përmes një shkrimi në Facebook tha se përgjigja e deputetit Eman Rrahmani për mospranimin e tij ‘ishte fyese, nënçmuese, degraduese dhe me tendencë linçuese për FJALËN në përgjithësi dhe Gëzim Kelmendin në veçanti’.

“Ne “Lista FAMILJA” nuk vijmë në Partinë FJALA. Por munden vetëm 5 kandidat të FJALËS me ardhë në “Listen FAMILJA”. Por Gëzim Kelmendi nuk bën me ardhë. Gëzim Kelmendin nuk e pranojmë dhe ai nuk duhet me kandidu fare për deputet. Arsyet pse ata nuk po më dëshirojnë mua Gëzim Kelmendin janë përshkak të deklarimeve të mia për Skënderbeun në vitin 2013.

Bile ata nuk janë ndalur te Skënderbeu, por e kanë cekur edhe Nënë Terezën. Sa i përket Nënë Terezës ata kanë shpifur për mua, ngase unë kurrë nuk kam deklaruar diçka për Nënë Terezën. Shtrohet pyetja: pse partive tjera parlamentare që më kanë ftuar për koalicion në të kaluarën, nuk iu pengoi qëndrimi im për Skënderbeun, por tani po i pengon “Listes FAMILJA?! Kësaj thonë “ kur e mira kthehet me të keqe”, tha Kelmendi.

 

Shpërndaje në: