Getinjo sërish në mbështetje të Kadri Veselit: Moti i ka ditur gjërat ky

Getinjo sërish në mbështetje të Kadri Veselit: Moti i ka ditur gjërat ky

Reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo, shpesh herë e shpreh mendimin e tij për çështjet aktuale në rrjetet sociale.

Ai ka treguar haptazi se është përkrahës i politikanit kosovar, Kadri Veseli, që njëherësh është lider i Partisë Demokratike të Kosovës.

Së fundmi, Getinjo publikoi në InstaStory një fotografi të Veselit, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Moti i ka ditur sendet ky shoq”.

Me këtë fjali ai duket sikur iu referua statusit të fundit të Kadri Veselit në Facebook, ku hidhte dyshime se veprimi më i fundit i kryeministrit aktual, ishte i huazuar nga ai.

“E mendonte veten si më të mençurin dhe më të fortin; sikur të ishte vetë Kosova. Po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues, dhe që Kosova në krye me të mund të rrezikohet seriozisht”, kishte shkruar ndër të tjerash Kadri Veseli në Facebook.

Getinjo dhe vëlla i tij, Mozzik, janë takuar më parë personalisht me Veselin, duke treguar që edhe janë mbështetës të tij. 

Shpërndaje në: