Gështenjat shërojnë këto sëmundje
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh dhe përveçse janë të mira, gështenjat ofrojnë edhe veti të panumërta terapeutike dhe përfitime shëndetësore.
Dhëmbët dhe kockat. Fosfori i gështenjës, magnezi dhe kalciumi na ndihmojnë të mbajmë të shëndetshëm sistemin e kockave dhe të mbrojmë dhëmbët.
Sistemi nervor. Mineralet dhe vitaminat e grupit B të pranishëm në gështenja kontribuojnë në funksionimin e saktë të sistemit nervor dhe në parandalimin e sëmundjeve neurologjike.
Diabeti. Njerëzit me diabet mund të përfitojnë nga ngrënia e gështenjave: karbohidratet e tyre komplekse thithen ngadalë, duke shmangur rritjen e insulinës në gjak.
Aminoacidet. Proteina bimore e gështenjave përmban të gjitha aminoacidet thelbësore dhe kjo është një ndihmë e madhe për njerëzit që ndjekin një dietë vegane dhe për sportistët
Pa gluten. Mielli i gështenjës është një zëvendësues i shkëlqyeshëm i miellit me gluten dhe është një mundësi e shëndetshme për ata që vuajnë nga sëmundja celiac ose ndjeshmëria ndaj glutenit.
Zemra. Ashtu si arrat, gështenjat janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe acide yndyrore omega 3 dhe omega 6. Kjo është arsyeja pse ato janë të shkëlqyera në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe mbrojtjen e saj.
Kapsllëku. Fibrat e gështenjës rregullojnë florën bakteriale në zorrë dhe tranzitin e zorrëve, duke eliminuar kapsllëkun dhe parandaluar kancerin e zorrës së trashë.