Gërvallës i pëlqen puna e Pecit: I ka prirë luftës kundër korrupsionit

Gërvallës i pëlqen puna e Pecit: I ka prirë luftës kundër korrupsionit

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla pasi që goditi punëtoret e administratës, ajo gjeti disa fjalë ‘mbresëlënëse’ për ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Gërvalla e ftuar te DPT te Fidani ka thënë se ministri Peci ka qenë prirës i luftës kundër korrupsionit.

“Ministri Faton Peci, pra kolegu im dhe bashkëkryetari i partisë Guxo, është pa asnjë diskutim, është një ministër i cili i ka prirër luftës kundër korrupsionit në institucionet tona. Ka gjetë një ministri e cila ka qenë simbol dhe sinonim i korrupsionit dhe përmes procedurave të rregullta i ka evituar ato fenomene krejtësisht, ju kujtohet javëve të para të punës të ministrit Peci, se si hynte policia, prokuroria dhe i merrnin njerëzit nga zyrat e tyre për t’i marrë në pyetje.” – ka thënë Gërvalla.

Shpërndaje në: