Gërvalla thotë se bisedoi me kongresistin demokrat për shtrirjen e sovranitetit në të gjithë territorin e Kosovës
Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla me anë të një fotografije dhe përshkrimi ka thënë se ka takuar e biseduar me kongresistin demoktat Gregory Meeks, ndër të tjera për përmbushjen e premtimit të Qeverisë për shtrirjen e sovranitetit në tërë Republikën e Kosovës.
Ndërkohë, pak ditë më parë, Departamenti i Shtetit me anë të një komunikatë tha se veprimet e Qeverisë në veri të vendit janë të pakoordinuara me ShBA-të dhe me veprime të tilla Kosova rrezikon të shkaktojë tensione.
E plotë:
Në vazhdën e takimeve në Uashington takova kongresistin demokrat, Gregory Meeks, i cili njihet si mbështetës i madh i Kosovës. Gjatë takimit biseduam rreth intensifikimit të vizitave të kongresistëve amerikanë në Republikën e Kosovës dhe fuqizimin e bashkëpunimit në çështje të veçanta, si në politikën e jashtme të Kosovës ashtu edhe në programe të zhvillimit të demokracisë, ekonomisë dhe arsimit.
Biseduam edhe rreth situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë në këtë rajon duke e njoftuar në detaje kongresistin Meeks rreth veprimeve që ka ndërmarrë shteti i Kosovës në shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e vendit, duke realizuar kështu një prej premtimeve më të rëndësishme për shtrirjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Në vazhdën e takimeve në Uashington takova kongresistin demokrat, Gregory Meeks, i cili njihet si mbështetës i madh i…
Posted by Donika Gërvalla-Schwarz on Saturday, May 25, 2024