Gërvalla si ‘kapadai’ në Gjykatë: A është e zakonshme që gjyqtari t’i drejtohet palës me ‘ti’ sikur t’ia ketë prerë kërthizën?

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot është mbajtur shqyrtimi fillestar në rastin ku Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, akuzohet për mosraportim të pasurisë.
Pas leximit të aktakuzës, Gërvalla u deklarua e pafajshme.
“Jam tërësisht e pafajshme”, tha Gërvalla.
Gjatë gjyqit, Gërvalla ka pasur një pyetje për avokaten e saj.
“A është e zakonshme që gjyqtari t’i drejtohet palës me ‘ti’ sikur t’ia ketë prerë kërthizën?”, dëgjohet Gërvalla duke e pyetur avokaten, e cila i thotë se varet nga gjyqtari.