Gërvalla: Me Osmanin nganjëherë kemi mendime të ndryshme, por raportet i kemi të mira

Gërvalla: Me Osmanin nganjëherë kemi mendime të ndryshme, por raportet i kemi të mira

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka folur për raportetet e saja me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në fjalën e saj, Gërvalla ka theksuar se me Osmanin ka pasur gjithmonë raporte të mira. Madje, ajo beson se nuk ka arsye të jetë ndryshe aktualisht në raportet reciproke.

Në një intervistë për Kosovapress, Gërvalla e ka pranuar se nganjëherë kanë pasur mendime të ndryshme me Osmanin.

“Ne raportet me presidenten e Republikës gjithnjë i kemi pasur të mira dhe nuk kam asnjë arsyeje të mendoj që ka një ndryshim në raportet tona. Unë jam e mendimit që nuk kemi nevojë gjithmonë të gjithë të pajtohemi 100 për qind për të gjitha temat. Natyrisht se si persona që bartim përgjegjësitë tona në fusha të ndryshme, për procese të ndryshme, nganjëherë kemi edhe mendime të ndryshme, kjo në raport me presidenten, por edhe me institucionet tjera. Mirëpo mendoj që institucionet të përgjegjshme dhe aty ku kemi dallime nganjëherë në qasjen tonë ndaj disa temave, ne gjithmonë e gjejmë një rrugëdalje dhe gjuhë të përbashkët, dhe asnjë arsyeje nuk kam të besoj se në këtë rast do duhej të ishte ndryshme” – tha Gërvalla.

Kryediplomatja kosovare ka çuditur me një qëndrim. Në këtë intervistë, Gërvalla ka treguar se në medie e ka kuptuar që Osmani ka mendim tjetër rreth letrës që ajo e dërgoi në Asamblenë e Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Është e vërtetë se në media e kam kuptuar se presidentja ka një qëndrim tjetër rreth asaj letre e cila është dërguar për shkaqe objektive brenda një kohe shumë të shkurtër, jo vetëm Kosova por në koordinim me akterë të rëndësishëm ndërkombëtar, të cilët kanë dashur të shfrytëzojnë këtë mundësi, si një mundësi 90 me 10. Pra, nëse 90 për qind nuk funksionon, dhe unë kam qenë e gatshme qoftë edhe 10 përqindëshin e mundësisë ta shfrytëzoj me qëllim të kemi sukses. Suksesin nuk e patëm, letra humbi vlerën e saj, dhe nuk është diçka e cila e ka dëmtuar as shtetin dhe strategjinë tonë me temat që përmendën në atë” – ka shtuar Gërvalla.

Tutje, Gërvalla e ka komentuar letrën e saj, që e dërgoi në adresë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Sipas saj, letra nuk e ka dëmtuar shtetin e Kosovës, ndërsa tash letra e ka humbur vlerën e saj.

“Akterë të ndryshëm ndërkombëtarë kanë dashur të shfrytëzojnë këtë mundësi, si një mundësi 90 me 10, pra nëse 90 për qind nuk funksionon, unë kam qenë e gatshme qoftë edhe 10 për qindshin e mundësisë ta shfrytëzojë me qëllim që të kemi sukses, suksesin nuk e patëm letra humbi vlerën e saj edhe nuk është diçka që e ka dëmtuar shtetin as strategjinë tonë” – ka vlerësuar ajo.

Shpërndaje në: