Gërvalla i RTK-së falënderon bashkëpuntorin Krasta, thotë se paguhen nga publiku por urdhëroi publikimin e lajmit të rremë

Gërvalla i RTK-së falënderon bashkëpuntorin Krasta, thotë se paguhen nga publiku por urdhëroi publikimin e lajmit të rremë

Drejtori i televizionit publik Rilind Gërvalla ka reaguar pas dorëheqjes së zëvendësdrejtorit të përgjithshëm Adi Krasta.

Ai e ka falënderuar Krastën, duke u shprehur se televizioni publik ka mësuar nga ai.

Por, Gërvalla anipse postimin e nisi për Adi Krastën, siç duket i pa bërë rehat, për lajmin e rremë që e kishte transmetuar në RTK, e për të cilin i dolën kundër pothuajse krejt skena mediale në Kosovë, madje edhe gazetarët nga brenda, Gërvalla ka tentuar të jap leksion duke u shprehur, “Ndërsa lajmet duhet të jenë niveli më i lartë i gazetarisë informative. Jo vetëm si standarde të profesionalizmit, por edhe të etikës, dobisë shoqërore e padyshim të thellimit, saktësisë e padyshim shpejtësisë”.

Pra, autori i lajmit të rremë, i vërtetuar në të gjitha instancat që kontrollojnë dhe monitorojnë mediat në Kosovë, flet për etikë, moral, profesionalizëm e çka jo tjetër.

Positimi i Rilind Gërvallës:

Shpërndaje në: