Gërvalla i quajti “bandit” Ramush e Daut Haradinaj, Lok Komoni: Nuk çuditem me të, kjo ka dërgu edhe dosje në Hagë

Gërvalla i quajti “bandit” Ramush e Daut Haradinaj, Lok Komoni: Nuk çuditem me të, kjo ka dërgu edhe dosje në Hagë

Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Hamdi Komoni, i njohur me emrin artistik Loki, në një intervistë dhënë për Periskopin, ka folur për deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ku në një tubim në Pejë, i kishte quajtur “bandit”, Ramush e Daut Haradinajn.

Komoni thotë se një deklaratë e tillë e Gërvallës nuk e çuditë atë, pasi e njëjta sic thotë ai, ka dërguar edhe dosje në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Megjithatë, më vjen keq se prej cilës familje vjen ajo. Janë familje e ndershme, bujare. Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla… këta janë… çka ke me fol për ta. E tash, del kjo edhe ta fyen UÇK’në midis Peje, edhe ku e ka gjetë vendin në Pejë, me ta fy Ramush Haradinaj e Daut Haradinaj që me qita ushtarë të UÇK’së që thojke kjo bandita.. Në qoftëshin këta bandita këta çlirimtarë të vendit, nuk e di se cka qenkemi ne…”, tha ndër të tjera Komoni.

Shiko videon e plotë:

Shpërndaje në: