Gërvalla e dërgoi letrën, por nuk e pranon se ka marrë garancinë nga shtetet skeptike që Kosova të anëtarësohet në KiE

Gërvalla e dërgoi letrën, por nuk e pranon se ka marrë garancinë nga shtetet skeptike që Kosova të anëtarësohet në KiE

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla gjatë konference për medie i ka reaguar Gjermanisë, pasi më herët  u shprehën se duhet punë që drafti të shkojë në Kushtetuese e jo përmes letrave, shkruan Periskopi.

Gërvalla u shpreh se nëse do ishte e vonuar një gjë e tillë, ne nuk do ta dërgonim sot, por më herët.

E pyetur nëse ka siguruar garancinë e shteteve skeptike për anëtarësimin e Kososvës në KiE, Gërvalla s’pati përgjigje.

 

“Po të konsideronim se është i vonuar do ta kishim dërguar më herët, nuk do të kishim dërguar sot. Dua ta ruaj procesin dhe nuk do të bisedojmë sot as rreth parnterëve që na përkrahin në këtë proces dhe as sigurimit të përkrahjeve. Ne kemi shprehur me shumë serizoitet vullnetin tonë për të kontribouar në mënyrë konstuktive, e dimë që nuk është i lehtë për Qeverinë  e Koosvës ky hap . ne kemi shprehur vullnetin tonë, dhe shpresa jonë është e madhe që ky zotim I yni të merret seriozisht dhe ky zotimi I jonë të çoi në përmbushjen e e anëtarësimit në KIE”, tha Gërvalla

Shpërndaje në: