Gerrardi del i frustruar nga ‘Anfield’: Goli i Salahut ‘fundos’ Aston Villan
Steven Gerrard është mposhtur në rikthimin e tij në ‘Anfield’.
Liverpool ka mposhtur skuadrën e Steven Gerrard, Aston Villa me rezultatin 1:0.
Goli i vetëm në ndeshjen e sotme u shënua nga penalltia, në minutën e 67’ të takimit.
Mohamed Salah shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, nga penalltia e akorduar në favor të ‘Reds’.
Fitorja e sotme e mbanë Liverpoolin në hap me Manchester City. Skuadra e Klopp ka tashmë 37 pikë, një më pak se Citizens dhe një më shumë sesa Chelsea.
Aston Villa e Gerrard mbetet me 19 pikë në pozitën 12.