Gerrard zbulon dëshirën e parë për merkaton tek Aston Villa
Steven Gerrard ka bërë të ditur dëshirën e tij të parë si trajner i Aston Villas.
Ikona angleze e futbollit, që tashmë ka marrë drejtimin e skuadrës nga Premier League, dëshiron ta ketë Kamara në skuadrën e tij.
Dailyrecord bën të ditur se Glen Kamara, të cilin Gerrard e kishte lojtar te Rangers, është dëshira e parë e tij te Villa, transmeton Periskopi.
Anësori Ryan Kent është po ashtu një nga emrat që bën pjesë në listën e dëshirave të Stevie G.
Duket se Gerrard dëshiron të rindërtojë te Aston Villa, për të arritur objektivat e synuara. /Periskopi/