Gerrard magjik, Rangers e mbyll sezonin pa asnjë humbje

Gerrard magjik, Rangers e mbyll sezonin pa asnjë humbje

Rangers bëri histori ndërsa përfundoi në kampionat pa asnjë humbje me një fitore 4-0 ndaj Aberdeen në ‘Ibrox’.

Fishekzjarret mund të dëgjoheshin jashtë stadiumit ndërsa mijëra tifozë u mblodhën jashtë dhe njerëzit e Steven Gerrard siguruan që të mos i dëshpëronin, trasmeton Periskopi.

Rezultati do të thotë që “Blutë” kanë përfunduar sezonin të pamposhtur në kampionat për herë të parë në epokën moderne – dhe të parën në 122 vjet.

No description available.

Ata gjithashtu pësuan vetëm 13 gola në këtë proces dhe ky është një rekord i ligës britanike, duke thyer rekordin e mëparshme të vendosur nga Chelsea(me 15 gola të pranuar) në 2005.

Rangers përfundoi me 25 pikë mbi Celtic, të cilin e ndaluan të fitonin një titull të 10-të radhazi dhe titullin e 55-të në historinë e klubit.

Dihet se Rangers, e kishin siguruar titullin që nga muaji mars, kurse e mbyllen kampionatin me 102 pikë./Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: