Gerrard duke i shikuar në sy fansat e Evertonit që e abuzonin, është gjakftohtësi ‘vrasësi’
Starti impresiv i Steven Gerrardit tek Aston Villa vazhdoi të shtunën pasdite, derisa skuadra e tij mposhti Evertonin.
Goli në pjesën e parë i Emiliano Buendias doli të jetë diferenca derisa Villa i siguroi pikët e plota, transmeton Periskopi.
Tre pikët do të kenë shije ekstra të ëmbël për Gerrardin, marrë parasysh lidhjen e tij me Liverpoolin.
Gerrard mori pjesë në shumë derbi të ‘Merseyside’ kundër Evertonit, gjatë karrierës së tij 17-vjecare te Liverpooli.
Fansat e Evertonit e kanë abuzuar mjaft në të kaluarën dhe njejtë ishte edhe në rikthimin e tij si trajner.
Mbështetësit brenda stadiumit i dhanë anglezit një pritje armiqësore, derisa po futej në fushë e po largohej.
Dhe ai u abuzua edhe më shumë derisa po largohej për në tunel pas pjesës së parë.
Por nuk u duk se këto abuzime ndikuan tek ai aspak. Gerrard shikoi lart dhe shikoi në sy fansat e Evertonit për dhjetë sekonda të mirë, para se të zhdukej në tunel. Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Steven Gerrard staring down Goodison Park whilst he walks off winning 1-0 ?
ICE IN HIS VEINS!
? @btsportfootball #EVEAVL #LFC
— GiveMeSport (@GiveMeSport) January 22, 2022