Georgina provokon në latinisht, partnerja e Cristiano Ronaldos shfaqet thuajse e zhveshur
Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, di si t’i “turbullojë ujërat” në rrjetet sociale.
Modelja e njohur shpesh herë poston foto apo video provokuese dhe pikërisht këtë gjë ka bërë dhe pak momente më parë.
Argjenitinasia ka postuar në “Instagram” një foto, ku është komplet e zhveshur dhe pjesët intime të saj mbulohen nga një çantë “Gucci”.
“Kape ritmin e ditës”, shkruan ajo krahas fotos në latinisht, një zgjedhje kjo e çuditshme nga ana e Georginës.
Ndërkohë, marrëdhënia dhe lidhja me CR7 po shkon shumë mirë. Çifti pak ditë më parë festuan edhe ditëlindjen e sulmuesit të Juventusit së bashku, ku nuk harruan të postonin dhe disa momente nga festimet në rrjetet sociale.