Georgina kritikohet rëndë në internet pas festës së ditëlindjes së Ronaldos së vogël

Georgina kritikohet rëndë në internet pas festës së ditëlindjes së Ronaldos së vogël

Teksa Cristiano Ronaldo është protagonist në Evropian, jashtë fushave të blerta skenën e pushtojnë pjesëtarët e familjes së tij.

Në rrjetet sociale janë shfaqur fotografi të festës së ditëlidjes së djalit të Ronaldos, Cristiano Jr.

Ambienti përreth është “Parke de Atraksiones”, një park argëtimi dhe lojërash.

Menjëherë në media u shfaq lajmi se ky ambient ishte mbyllur për shkak të ditëlindjes së djalit të Ronaldos.

Shumëkush mendoi që në mungësë të Cristianos, i cili është i angazhuar me Kombëtaren e Portugalisë në “Euro 2020”, partnerja e tij Georgina, kishte dashur të bënte përvjetorin sa më të veçantë duke prenotuar të gjithë parkun. Por kritikat e publikut shkuan dëm.

Nga ajo që zbulon ‘El Mundo’, parku nuk ishte i mbyllur për ditëlindjen, por ishte për shkak se modelja Rodriguez po xhironte një spot publicitar në të cilin ajo ishte protagoniste.

Kompania e angazhuar për të xhiruar spotin kishte marrë me qira të gjithë parkun, ku me këtë rast, partnerja e Ronaldos e shfrytëzoi për të festuar ditëlindjen e Cristiano Jr.

Shpërndaje në: