George Clooney priti fiks 20 minuta i ulur në gjunjë për përgjigjen e Amal!

George Clooney priti fiks 20 minuta i ulur në gjunjë për përgjigjen e Amal!

George Clooney u martua me Amal Alamuddin Clooney në 2014-ën dhe sot janë prindër të binjakëve 3-vjeçar, Ella dhe Alexander. Kjo është gjithçka dihet për jetën e tyre personale duke qenë se dyshja zgjedh të jetë shumë, po shumë e rezervuar.

Gjithsesi, gjatë intervistës së fundit, aktori zgjodhi të tregonte diçka në lidhje me marrëdhënien e tij me Amal dhe jetën e re pas saj.

George Clooney priti fiks 20 minuta i ulur në gjunjë për

“Nuk ka vend për dyshim që ardhja e Amal-it, e ka ndryshuar jetën time për mirë. Ishte hera e parë që çdo gjë që ajo bënte dhe çdo gjë rreth saj më interesonte më shumë se gjërat e mia. Pastaj ne bëmë dy vogëlushët. Jam shumë i plotësuar dhe ishte diçka që unë s’e prisja.”- tregon Clooney.

Në mendjen e aktorit nuk ka qenë ndonjëherë prioritet martesa, por Amal i ndryshoi gjërat. Propozimi erdhi papritur, ashtu si dhe përgjigja e veçantë e saj. Yllit të filmave ju desh 20 minuta të priste për “Po-në” e famshme.

George Clooney priti fiks 20 minuta i ulur në gjunjë për

“Ne nuk kemi folur kurrë për martesë kur ishim të lidhur dhe unë i propozova krejt nga hiçi. Ajo u vonua kaq shumë për të më thënë PO. Imagjinoni pak, kam pritur i ulur në gjunjë për 20 minuta. Pastaj m’u desh t’i thoja që po fillonte të më dhimbte mesi. Kur ja thamë këtë prindërve të saj, ata filluan të shqetësoheshin për mua. S’kemi folur kurrë as për fëmijë dhe nj ditë të bukur i thamë njëri-tjetrit: “Çfarë po mendon?”

Pastaj shkuam tek doktori dhe morëm lajmin se do të bëheshim me një djalë. Ndërkohë që lumturoheshim për të, dëgjojmë doktorin të na thotë se është dhe një tjetër. Nuk e prisja, menduam se ishte vetëm një. Jam i vjetër. Krejt papritur, ishin dy fëmijë. U shokova aq shumë sa që për 10 minuta kam qëndruar pa folur dhe vetëm shihja atë copë letre dhe mendoja: Çfarë? Dy fëmijë?”- përfundon ai.

Burimi: Glamour

Shpërndaje në: