Genta mbron të dashurin turk nga kritikuesit e saj në Instagram
Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, tash e sa kohë është në qendër të mediave për zhvillimet e reja në jetën e saj private.
Ajo ka nisur një lidhje me biznesmenin turk, Huseyin Usta, me të cilin tashmë po qëndron vazhdimisht, shkruan portali arbresh.info
Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me të dashurin duke dalë nga një ashensor, por kjo foto u kritikua shumë nga ndjekësit e shqiptares.
Ata ‘sulmuan’ turkun duke thënë se femrat kanë përparësi, ndërsa Genta ia ktheu duke thënë se “I pari doli thjeshtë për ta bërë një foto”.
Veç tjerash, Genta është duke punuar në projektin e ri muzikor që pritet të sjellë së shpejti me një artist turk.