Genta Ismajli tregon planet e dasmës me të dashurin turk: Do bëj dy dasma

Genta Ismajli tregon planet e dasmës me të dashurin turk: Do bëj dy dasma

Genta tha se e ka ëndërr të vesh fustanin e bardhë.

Genta Ismajli ishte e ftuar së fundi në emisionin “Wake Up”, ku rrëfeu të pathëna nga jeta e saj private.

Këngëtarja, ndër të tjera ka folur edhe për dasmën me partnerin e saj turk, teksa tha se ka në plan dy dasma.

Ajo shtoi se ashtu sikurse çdo femër, ëndërron ta vesh fustanin e bardhë, ndërsa thotë se ritmi nuk do ti ndryshojë edhe pas martesës.

“E kam menduar edhe martesën, edhe fëmijët, por ritmi i jetës nuk do të më ndryshojë. Do doja të bëja dy dasma, një tradicionale, një klasike. Është ëndrra e çdo femre të vesh fustanin e bardhë, të ketë një familje të mirë”, u shpreh Genta.

Shpërndaje në: