Genta Ismajli po ‘shkrihet’ pas të dashurit turk: Ti më merr frymën dashuri
Genta Ismajli vazhdon dedikimet romantike ndaj të dashurit: Ti më merr frymën dashuri.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, tash e sa kohë është në qendër të mediave për zhvillimet e reja në jetën e saj private.
Ajo ka nisur një lidhje me biznesmenin turk, Huseyin Usta, me të cilin tashmë po qëndron vazhdimisht.
Thuajse çdo ditë në rrjetet sociale, Genta publikon ndonjë imazh me të dashurin, duke treguar kështu se është në kulminacionin e lumturisë së saj.
Së fundmi, këngëtarja nga Gjilani hodhi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej e lumtur ndërsa dilte nga ashensori bashkë me Huseyin.
“Ti më merr frymëmarrjen dashuri”, kanë qenë fjalët me të cilat Genta e ka përshkruar këtë imazh.
Mesa duket, çifti po e shijojnë më së miri romancën me njëri-tjetrit, duke mos hezituar ta ndajnë atë me ndjekësit e tyre të shumtë në rrjetet sociale.