Gënjeshtra më e madhe që të gjithë njerëzit thonë për veten

Gënjeshtra më e madhe që të gjithë njerëzit thonë për veten

Ne të gjithëve na bashkon diçka dhe një studim i ri na bëri të ndihemi paksa “fajtor”. Zbulimi tregoi se mënyra sesi “gënjejmë veten” para problemeve, na pengon në realizimin e qëllimit tonë.

Vetëmashtrimi është problem të cilin e kanë njerëzit që nuk e shohin veten në mënyrë objektive. Nuk njohin fuqinë e tyre, por as dobësitë.

Bëhuni të vetëdijshëm për gabimet tuaja, mos u fokusoni te to, por merrni mësim dhe vazhdoni përpara. Pranoni që keni gabuar dhe pranoni përgjegjësinë.

Gjëja më e keqe është prania e efektit të njohur si “Dunning Kruger”, kur dikush i cili nuk është kompetent gjithnjë e më pak e kupton që është i tillë. Gjëja e mirë është që mund të përmirësoni gjendjen tuaj.

Ju mundeni të bëni gjithçka, por duhet të ndiqni disa strategji. Një ndër to është meditimi për t’u fokusuar në problemin tuaj.

Mbajtja e ditarit është gjithashtu një metodë shumë e suksesshme, sepse ashtu mund të ndiqni mendimet tuaja nga dita në ditë dhe të shihni sesa po përparoni dhe ku duhet të angazhoheni më shumë.

Shpërndaje në: