Genc Prevukaj paralajmëron këngën e re, këtë herë ua dedikon meshkujve
Genc Prelvukaj është duke punuar vazhdimisht në projekte të reja muzikore.
Kantautori i njohur shqiptar është në përgatitje të albumit të ri i cili do të jetë i teti në karrierën e tij muzikore.
Por, albumi i Gencit publikohet me 15 nëntor të këtij viti, ndërsa deri atëherë ai do të sjell për adhuruesit këngë të reja.
Një projekt nga Genci do të vijë brenda 20 ditësh, kështu ka bërë të ditur vet ai përmes një postim në Instagram.
Madje artisti ka treguar se kënga do të ketë temë të ngjashme me këngën “Eskorta” e cila iu dedikohej femrave që bëjnë jetë luksoze në krahë të dikujt tjetër, ndërsa projekti i ri do të jetë dedikim për meshkuj.
“Nëse ju ka pëlqye “Eskorta” brenda 20 ditëve vjen prej meje diçka e ngjashme. Veç kësaj radhe behet fjale për meshkujt. Ndërsa me 15 Nëntor albumi i ri. I teti (8) ne karrierë”, ka shkruar Genci.
Ndryshe, kujtojmë që Genci prej kohësh është në lidhje më këngëtaren nga Shqipëria, Eni Koçi.