Genc Prelvukaj reagon pas emërimit të Driton Bardhecit si zv/ministër i Arsimit
Edhe Genc Prelvukaj përfshihet në debatin për emërimin e Driton Bardhecit në postin e zëvendësministrit të Arsimit.
Driton Bardheci nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është emëruar dje si zëvendësministër i Arsimit në Qeverinë Hoti, shkruan lajmi.net.
Ky emërim i Bardhecit ka ngjallur debat në publik, për faktin se i njëjti ende është student.
Në mesin e atyre që reaguan janë edhe disa këngëtarë, përfshirë këtu Bim Bimmën dhe Genc Prelvukajn.
Ky i fundit, me anë të një postimi në Facebook, tha se edhe nëse Bardheci do t’i kishte përfunduar studimet Bachelor dhe me notë mesatare maksimale, ai nuk do të ishte i denjë për atë pozitë.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I GENCIT, PA NDËRHYRJE:
“Edhe nese zevendesministri i arsimit do ti kishte perfunduar studimet Bachelor, qofte edhe me noten mesatare maksimale, serish do te ishte e papranueshme te emerohej ne nje pozicion te tille.
Drejtuesit e saj do te duhej te ishin njerez te sprovuar, gjithsesi me tituj shkencore dhe pervoje pune te pasur, qe ta kthenin mbare arsimin, qe ka degraduar teresisht.
Ky eshte produkt i ekzistences se partive krahinore apo te qeverisura me mentalitetin e bajraktareve mesjetare. Sipas tyre, shkollimi dhe librat jane te dores se dyte, per shkak se vete lideret e tyre nuk vijne nga nje shtrese e shquar ne shkollim. Andaj rrugetojne ne harmoni bashke.
Keshtu brutalisht shkaterrojne nje shtet dhe shoqeri te tere. Ndersa ne fund te dites te flasin si patriote te rryer”.