Genc Prelvukaj mesazh Bekë Berishës: Më mirë të zgjedhim dikë që i dhembin sytë nga leximi
Genci i reagoi deputetit Bekë Berisha pas deklaratës së tij të fundit.
Genc Prelvukaj shumë herë nuk ka qëndruar indiferent ndaj ngjarjeve aktuale në vend, shkruan lajmi.net.
Së fundi, këngëtari komentoi një deklaratë të deputetit Bekë Berisha, të cilën e dha gjatë seancës plenare në Kuvend.
“Për Kosovën tani duhet me dal dikush që kur ndërron koha i dhemb trupi prej plagëve. Kosovës i duhet një president, dikush që kur kalon edhe kah varrezat civile, mendon për anëtarët e vet të familjes që për këtë liri i ka në varr. Dikush i cili të shikon në dritë të syrit, e të thotë po ose jo”, kishte deklaruar ndër të tjera Berisha.
Pas kësaj reagoi këngëtari Genc Prelvukaj i cili thotë se më mirë është të zgjedhim dikë që i dhembin sytë nga leximi.
“Deputeti Berisha paska thënë se vendit i duhet një president që i dhemb trupi nga plagët e luftës.
Bekë, ky nuk është kriterium për pozitën që flitet. Më mirë të zgjedhim dikë që i dhembin sytë nga leximi dhe dija”, shkruan Genci.
Ndryshe, projekti i fundit nga Genc Prelvukaj është “Mungon”.