Genc Nuza shkroi historinë në CL: Akordoi tri penallti në ndeshjen Dinamo-Valur, por a ishin vendimet e duhura?

Genc Nuza shkroi historinë në CL: Akordoi tri penallti në ndeshjen Dinamo-Valur, por a ishin vendimet e duhura?

Katërshja e gjyqtarëve kosovarë shkruan historinë në Champions League, pasi u bënë të parët nga Kosova që zgjidhen të gjykojnë një ndeshje të raundit kualifikues për kompeticionin më prestigjioz të futbollit në Evropë.

Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimi dhe Dardan Çaka u përcaktuan të ndajnë drejtësinë në ndeshjen mes Dinamo Zagrebit dhe Valurit, shkruan Periskopi.

Në këtë përballje, gjyqtari kryesor, Nuza akordoi plot tri penallti, gjë që është tejet e guximshme për një që po ndan drejtësinë për herë të parë në një event të tillë.

Nga këto tri penallti, dy u akorduan në favor të Dinamos së Zagrebit, e cila fitoi ndeshjen me rezultat 3-2, dhe një për Valurin.

Mirëpo, ajo që është më e rëndësishmja është se të tri këto penallti ishin plotësisht të akorduara me të drejtë.

Njejtë mendon edhe gazetari i njohur, Andin Lokaj i cili ka publikuar të tri videot e penalltive të akorduara me shkrimin:

”Genc Nuza ishte fenomenal ne ndeshjen e sotme te Liges se Kampioneve ndermjet Dinamo Zagrebit dhe Valurit.

”Nuza akordoi keto 3 penalti me saktesi maksimale ne garen elite te futbollit evropian.

”Top refer. Bravo.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: