Gazmend Freitag, ekspozitë në Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë
Me rastin e ditës se Dyerve të Hapura të Ambasadave, ekspozon piktori i njohur Gazmend Freitag për herë të tretë radhazi veprat e tij në Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë. Duke punuar me traditën e Impresionizmit Evropian, ky piktor shqiptar fokusohet në veprat e tij në piktura me teknikën vaj në kanavace, grafika dhe ilustrime librash. Dyzetetetëvjeçari është i njohur për veprat e tij me motive shqiptare, të cilat ai me dashuri i paraqet në portrete, peisazhe dhe akte. Edhe këtë herë, piktori na siguron një vështrim në shpirtin shqiptar, si për shembull përmes pikturave vaj në kanavace „Baresha“ dhe „Der Adler“. Për herë të parë mund të admirohen edhe portretet e Pjetër Bogdanit dhe Dr. Marianne Graf, kryetare e Shoqatës “Albania-Austria Partnerschaft”, si dhe „Die Braut von Mitrovica“, të cilat si grafika te rëndësishme shumë herë kanë qenë të publikuara në media.
Në këtë ekspozitë do të ekspozohen edhe veprat e Iliriana Ajetit dhe fotografitë e Gjergj Mazit. Ekspozita mund të vizitohet në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë deri në fund të majit.