“Gazi i botës” – Detyroi fëmijët t’i qethin flokët dhe të bëjnë stemën e Juventusit, gruaja denoncon burrin në Polici
Policia italiane ka ndjekur penalisht një burrë 45-vjeç në Itali.
Ky i fundit është denoncuar në polici nga gruaja e tij, pasi ka detyruar 2 djemtë e tij 8 dhe 6 vjeç që të qethin kokën dhe të bëjnë stemën e Juventusit, skuadrës së tij të preferuar.
Kërkesa e tij e pazakontë në kundërshtim me dëshirën e fëmijëve ka acaruar gruan e cila ka telefonuar për ndihmë policinë.
“Tatuazhi” i Juves në kokën e fëmijëve prishi marrëdhëniet e këtyre të fundit me shokët e klasës të cilët ishin me Romën ose Lacion.