Gazetarja thotë se fotot nudo të Jennifer Lopez janë ‘të dëmshme’, por pse?

Gazetarja thotë se fotot nudo të Jennifer Lopez janë ‘të dëmshme’, por pse?

Ulrika Jonsson i ka quajtur toksikë “trupat perfektë” të Jennifer Lopez dhe Jennifer Aniston, duke thënë se imazhi i tyre mund të shkaktojë dëme në vetëbesimin e grave.

Këtë javë, J Lo pozoi e zhveshur për të njoftuar këngën e saj të re “In The Morning”.

Edhe Jennifer Aniston ka publikuar një set fotografish së fundmi, për fushatën e kompanisë që ajo po promovon.

Gazetarja thotë se fotot nudo të Jennifer Lopez janë

Ndërsa Aniston dhe Lopez janë përgëzuar për fizikun e tyre nga shumë njerëz dhe fansa, ish-prezantuesja e “Gladiators” tha se fotoja e J Lo e bëri të ndihet si “e parëndësishme”:

“Është sikur dikush mori një gjilpërë gjigante dhe shpoi dhe atë vetëbesim që kishte mbetur nga viti im i 54-të.”

Ulrika* tha se ndërsa është vetëdijshme që personazhet e famshëm kanë mundësi për trajnerë, dietologë, kuzhinierë personalë, makeup profesional dhe shpesh edhe photoshop në imazhet e tyre, ajo beson se “kjo shitje e përsosmërisë” është duke bërë një dëm të madh.

* Nëse s’e keni dëgjuar më parë si emër, Ulrika është prezantuese dhe ish-modele me origjinë suedeze dhe britnaike. Ajo u bë e njohur fillimisht si prezantuese e motit, më pas ishte pjesë e emisionit “Gladiators” dhe drejtuese e “Shooting Stars” në BBC Two.

Jonsson u shpresh se nëse ajo është “e lënduar” nga imazhet, “imagjinoni si mund të jetë ky efekt te gratë “e  moshuara”, apo ato “të zakonshme”.

Ajo shkroi për The Sun:

“Të dish që ke kaluar disa faza në jetë dhe pastaj, edhe pasi ke provuar veshjet më të bukura dhe makeup-in më të mirë, përsëri nuk ndihesh mirë, nuk mund t’ju them se sa e dhimbshme është.”

Ulrika madje tha se mendon që pamja e saj, ka bërë që të humbasë punën sepse ajo “nuk ishte spektakolare”.

“Krijimi i pritshmërive joreale dëmton kaq shumë dhe kjo skllavëri e përsosmërisë me të vërtetë ka nevojë të përfundojë.”

Nëna e katër fëmijëve i dha fund shkrimit, duke thënë se ka “gjëra të tjera në jetën e saj, që kanë përparësi mbi pamjen”.

Gazetarja thotë se fotot nudo të Jennifer Lopez janë

Ulrika ka folur edhe më parë për trupin dhe pamjen e saj, pasi ajo dhe ish-bashkëshorti ndaluan marrëdhëniet seksuale.

“Shkonim bashkë një herë në tetë vjet dhe kisha frikë se pas të 50-ave, nuk do të kisha më një jetë seksuale.”

Ajo shtoi për Metro UK:

“Kjo kishte një efekt të dëmshëm për mua. Fillova të mos e pëlqeja veten, trupin tim. U mbylla në vetvete.”

Ulrika dhe Brian, bashkëshorti i saj i tretë, u ndanë në vitin 2019.

Shpërndaje në: