Gazetarja e RTK-së: Kam qenë e do të jem për një gazetari pa nënshtrim e presion ndaj askujt dhe nga askush
Gazetarja Trendelina Ramadani është distancuar nga raportimi skandaloz i RTK-së ku sulmohet Nacionale e Periskopi.
Ajo është distancuar nga ky raportim duke thënë se është për “një gazetari pa nënshtrim e presion ndaj askujt dhe nga askush.”
Reagimi i saj:
RTK-ja ka qene qellimi im qe nga viti i pare i Fakultetit te Gazetarise, dhe qe nga dita e pare qe kam punuar aty kam dhene maksikumin pa nenshtrim e presion per t’i bere keq dikujt.
Jam perkushtuar me gjithe kapacitetin tim ne lajme e dokumentare, per te sjell me te miren tek publiku i RTK-se. Andaj edhe une distancohem nga cdo lloj padrejtesie qe buron nga televizioni ku punoj.
Kam qene, jam dhe do te jem per nje gazetari pa nenshtrim e presion ndaj askujt dhe nga askush!
Vetem pune, saktesi dhe fakte!
RTK-ja ka qene qellimi im qe nga viti i pare i Fakultetit te Gazetarise, dhe qe nga dita e pare qe kam punuar aty kam…
Posted by Trendelina Ramadani on Tuesday, July 23, 2024