Gazetarja argjentinase e shokuar, vidhet live në Doha derisa raportonte
Asaj ju vodhën të gjitha gjërat personale, përfshirë ID-në e saj
Pavarësisht investimit të madh në siguri për të siguruar si tifozët ashtu edhe gazetarët në Botëror, prapë ka viktima të vjedhjes në Katar. Dominique Metzger, një gazetare argjentinase e cila po bënte mbulimin e turneut, ka treguar se ajo është vjedhur derisa ishte duke bërë transmetim drejtpërdrejt nga Doha.
Ajo e ka bërë publik incidentin në rrjetet sociale, duke raportuar që ajo ishte viktimë e një vjedhje derisa ishte duke u paraqitur live nga zona e tifozëve, e njohur si “fan zone”. Shumica e gjërave personale të saj janë vjedhur, përfshirë portofolin e saj, i cili ka pasur dokumentet e rëndësishme, përfshirë ID. “Ata sapo ma vodhën portofolin kur ne po bëjmë këtë transmetim drejtpërdrejt. Policia, me dërguan këtu që ta bëjë një raport. Dokumentet dhe kartelat janë ato që me shqetësojnë më së shumti, nuk shqetësohem për gjërat tjera. Kështu që, do të shohim çfarë do të ndodh. Përvoja që nuk i pritni gjatë transmetimit të drejtpërdrejt, ju jetoni përmes tyre”, ka thënë ajo live në emision.
Tras el robo de su billetera en plena cobertura del Mundial Qatar 2022, la periodista Dominique Metzger contó que la Policía le aseguró que iba a recuperar sus documentos y le preguntó qué pena prefería para el ladrón.
¿Que haríamos en su lugar?..🤔📽@todonoticias (IG) pic.twitter.com/2lzmL8Sljn
— Luces y estrellas (@estreyaystar) November 19, 2022
Dominique po ashtu e ka dokumentuar raportimin e rastit përmes llogarisë së saj në Instagram. Autoritetet kanë premtuar që do ia kthejnë të gjitha gjërat e vjedhura gazetares argjentinase. Policia po ashtu ka kërkuar se me çka dëshiron ta akuzojë ajo hajnin në rast se ai gjendet.
Para Botërorit, siguria ishte një pikë debati teksa dyshimet janë rritur për atë se a është në gjendje Katari t’i sigurojë tifozët dhe gazetarët, sidomos femrat dhe ata të cilët i takojnë komunitetit LGBT+. Incidenti tregon se ende do të këtë dyshime në këtë aspekt.