Gazetarin nga Sir Lanka nuk e lëjojnë më të votojë për ‘Topin e Artë’, kjo është arsyeja

Gazetarin nga Sir Lanka nuk e lëjojnë më të votojë për ‘Topin e Artë’, kjo është arsyeja

Shumë yje të futbollit kanë mbërritur sot në kryeqytetin e Francës për të qenë pjesë e një ceremonie tjetër të ndarjes së Topit të Artë të organizuar tradicionalisht nga France Football.

Ceremonia nis sonte në orën 20:30, por tashmë veç po dihet se fituesi do të jetë Karim Benzema.

Bëhet e ditur se për Topin e Artë votojnë edhe gazetarë nga 100 vende pasi publikohet lista me 30 kandidatët e përzgjedhur.

Në vitet e mëparshme kishte shumë surpriza përsa i përket votimit, por askush nuk mund ta kalonte gazetarin nga Sri Lanka, Hafiz Marikar, i cili i shpërndau votat e tij në një mënyrë mjaft të çuditshme.

Ai u gjend në qendër të vëmendjes në vitin 2017, kur shumë veta vunë re kriteret e tij të çuditshme të votimit. Marikar i dha pikë Leonardo Bonuccit, David de Gea, Radamel Falcao, Eden Hazard dhe Harry Kane.

Duhet të theksohet se Cristiano Ronaldo fitoi Topin e Artë në atë kohë, i ndjekur nga Lionel Messi dhe Neymar.

Një vit më vonë, ai befasoi sërish. Ai i dha më shumë vota Hazardit dhe në listë ishin edhe Roberto Firmino, Paul Pogba, Cristiano Ronaldo dhe Harry Kane. Çmimi më pas u fitua nga Luka Modric përpara Ronaldos dhe Griezmannit.Marikar ishte në qendër të vëmendjes edhe në vitin 2019. Më pas Topin e Artë e fitoi Lionel Messi, i cili ishte përpara Van Dijk dhe Ronaldos.

Ai votoi për Trent Alexander-Arnold, i ndjekur nga Aubameyang, Griezmann, Lewandowski dhe Ter Stegen.Pas kësaj, France Football vendosi të rregullojë votimin për sa u përket gazetarëve. Më parë, gazetarë nga 176 vende votuan, por kjo listë është shkurtuar në 100 vende dhe Sri Lanka nuk ka të drejtë të ndajë votat e saj që nga viti i kaluar.

Shpërndaje në: