Gazetari spanjoll zbulon ‘lëmshin’: Tifozët e Liverpoolit kishin bileta, ata u vodhën nga francezët

Gazetari spanjoll zbulon ‘lëmshin’: Tifozët e Liverpoolit kishin bileta, ata u vodhën nga francezët

Gazetari spanjoll që punon në Francë, Sergio Santos ka zbuluar tmerrin me tifozët në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Realit.

Finalja e 28 majit filloi me 30 minuta me vonesë, pasi rreth 30 mijë tifozë të Liverpoolit po prisnin radhën për të hyrë në stadium, shkruan Periskopi.

Francezët thanë se ata nuk kishin bileta, por e vërteta po del të jetë ndryshe.

Gazetari spanjoll ka zbuluar lëmshin, ai thotë se të gjithë kishin bileta, por disa huligan francez i vodhën dhe i rrahën ata.

“Grupet lokale të të rinjve që rrahën dhe grabitën mbështetësit e Liverpool-it dhe Madridit.” “Të fajësosh për gjithë këtë anglezët që erdhën pa biletë është e padrejtë. Faji është i organizatës”, tha ai.

Shpërndaje në: