Gazetari serb për hapjen e Urës: Qeveria po e bën për fushatë elektorale, s’besoj se NATO e lejon

Gazetari serb për hapjen e Urës: Qeveria po e bën për fushatë elektorale, s’besoj se NATO e lejon

Gazetari serb në Kosovë, Branislav Kërstiq, ka thënë për EO se pjesa me e madhe e serbeve të veriut janë kundër hapjes së Urës së Ibrit në Mitrovicë, ndërsa ka thënë se nuk ekzistojnë grupet radikale që mund të dërgojnë në incidente ndëretnike.

Ai ka thënë se pas reagimeve të NATO-s, nuk beson që kjo e fundit do të lejoj hapjen e urës në këtë kohë.

Ai ka deklaruar se pavarësisht situatës, vendi është në pozitë për të treguar që as një qytetar i Kosovës nuk ka arsye që të jetë i shqetësuar për situatën e sigurisë.

“Ne duhet të kuptojmë një gjë shumë të nevojshëm, ajo është që ne e kemi një lloj pavarësie të kufizuar, që do të thotë nëse pushteti ekzekutiv, dy asambletë lokale i kanë vendimet, kanë pasur bisedimet të më hershme me qytetarët nga veriu edhe nga jugu, edhe në fund vendimi është i një anshëm, nëse KFOR-i është duke trajtuar çështjen e hapjes së urës si çështje të sigurisë, jo si çështja e lëvizjes së lirë. Që do të thotë në jemi këtu ku jemi edhe mua me duket që NATO nuk do të lejoj hapjen e urës. Ne tash e kemi edhe disa mesazhe nga administrata amerikane të cilat po ashtu insistojnë tek pushteti ekzekutiv i joni që të presin për hapjen e urës. Mua me duket se nuk ekziston as një grup radikal të militantëve të cilët do të na fusin në një kohë trazirash ose incidente ndër etnike, jam i sigurt që shteti do të punoj në atë drejtim. Jemi në pozitë me treguar që asnjë qytetar i Kosovës nuk ka arsye që të jetë i shqetësuar se në ditët e ardhshme do të kemi incidente serioze, ekziston sporadike por ato janë normale”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se pas reagimeve të SHBA-së e NATO-s, Qeveria nuk do të ndërmarr hapa për hapjen e urës.

“Nuk jam i sigurt që Qeveria do të hyjë në atë rrugë, sepse ne e dimë qoftë se nuk dëgjojmë mesazhet e administratës amerikane, qoftë se nuk dëgjojmë mesazhet nga NATO, mua me duket do të jemi para pragut të izolimit të qeverisë. Kur flasim nga lëkura e administratës amerikane ata e kanë një mijë mundësi me reaguar kundër lëvizjeve të një anshme. Jam i sigurt qe do të kemi një mundësi për disa protesta paqësore edhe ajo duket është situatë edhe është normale në tërë botën, në shtet demokratike. Por ne nëse preferojmë që të kemi shtet demokratik nganjëherë duhet ta kuptojmë edhe pozitën zyrtare të autoriteteve ndërkombëtare edhe duhet me ofruar diçka edhe komunitet serb. Të komunitete kosovar serb, sepse edhe qytetar nga veriu i vendit janë kosovarë është diçka që na mungon nga veriu i vendit. Nuk kemi as një arsye për shqetësim”, ka thënë ai.

Kërstiq ka shtuar se shumica e qytetarëve serb janë kundër hapjes së kësaj ure, pasi ajo po dëshiron që të hapet me “zor”.

Ai ka thënë se edhe në rast të hapjes së saj, nuk ka mundësi të eskalimit të situatës së sigurisë.

“Shumica janë kundër sepse nuk kuptojnë ende, qoftë se diçka vjen me zor ajo nuk shkon. Kur flasim a ekziston mundësi për eskalim, jo edhe qoftë se hapet ura. Çka do të kemi ne? Do të kemi dy lëvizje tek lagjja e Boshnjakeve dhe e Suhodollit, asgjë më tepër, kjo është një hapje simbolike. Simbolikë e cila mua më duket që është në interes politik të pushtetit ekzekutiv që ata do të jenë para fushatës zgjedhore për të publikuar që pas 25 viteve ne e kemi hapur urën. Për mua kjo është diçka që është normale nga pushteti ekzekutiv. Por në qoftë se jemi duke prishur këtë partneritetin që e kemi me aleatët tanë me vendime te njëanshme veç për interesa jo të gjithë qytetarëve të shtetit të Kosovës, por për interesat e pushtetit ekzekutiv, ajo nuk shkon”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: