Gazetari serb: 300 mijë serbë pritet të dalin më 15 mars për rrëzimin e Vuçiqit

Pushteti në Serbi po e pret në ankth se çfarë do të ndodh më 15 mars.
Në këtë ditë studentët serb po thonë se do të organizohet tubimi më i madh ndonjëherë kundër korrupsionit, që nënkupton kundër regjimit të presidentit Alleksander Vuçiq.
Për këtë apeluan që të kenë mbështetje gjithëpopullore nga vendi i tyre.
E sipas gazetari Branislav Krstiq, nga veriu, i cili foli në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, në Beograd, do të jenë minumi 300 mijë njerëz, sepse është mundësia e fundit për të treguar fuqinë ndaj Vuçiqit./klankosova