Gazetari që tha se Mbappe do të transferohet te Reali: Unë jam budalla, më falni

Gazetari që tha se Mbappe do të transferohet te Reali: Unë jam budalla, më falni

Dje u njoftua se Kylian Mbappe do të qëndrojë te PSG. Kampioni franceze ka postuar në rrjetet sociale atë që po flitej gjatë gjithë muajit Prej javësh spekulohet se ai do të shkonte në Real Madrid, por nuk ndodhi kështu.

Edhe pse klubi madrilen dyshohet se ishte ëndrra e tij e përjetshme, ai sërish vendosi të qëndrojë në PSG, ku mbërriti në vitin 2018 nga Monaco.

Njeriu i parë që njoftoi në mediat spanjolle se Mbappe do të vinte në Real Madrid dhe do t’i jepte fjalën klubit, gjë që ishte e vërtetë në atë kohë, ishte Josep Pedrerol i televizionit El Chiringuito. Ditën e djeshme ai u kërkoi falje shikuesve live.

“Kur Mbappe premtoi se do të vinte në Real, ju njoftova. Ju sigurova se do të luante për Real Madridin. Unë jam një budalla. Unë jam budalla. Unë jam budalla sepse fola në emër të tjerëve, por tani ky është mësim për mua”, tha Pedrerol.

Shpërndaje në: