Gazetari nga Brukseli: Kosova mund të mbetet si Bosnja, LDK-ja nëse është nevoja do të përçahet

Gazetari nga Brukseli: Kosova mund të mbetet si Bosnja, LDK-ja nëse është nevoja do të përçahet

Gazetari Augustin Palokaj ka bërë një shkrim tjetër të publikuar në portalin Koha në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimeve të fundit në të, shkruan Periskopi.

Palokaj ka folur për takimin e gjashtë liderëve institucionalë me Federica Mogherinin dhe ekipin e saj, për të cilin thotë se është bërë që t’i konfirmohet fuqia në politikën kosovare presidentit tonë, Hashim Thaçit.

Ai argumenton se si edhe Pakoja e Ahtisaarit në të vërtetë e defunksionalizonte Kosovën si shtet, dhe e linte në fatin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Por, Palokaj thotë se tash po kërkohet “diçka më shumë se Ahtisaari” dhe kjo mund të jetë njëmend e dhimbshme për vendin.

“Por tash Kosova ka pranuar përmes dialogut se duhet t’i jepet Beogradit “diçka më shumë se Ahtisaari”. Me këtë është pranuar logjika e Serbisë se “Kosova ka fituar gjithçka e serbët asgjë”, sikur kjo të kishte qenë një garë. E tash jo për ta bërë Beogradin fitues, por për ta bërë edhe Kosovën “humbëse” duhet dhënë diçka më shumë.” – shkruan ndër të tjera ai.

Sipas gazetarit në fjalë, “më shumë” mund të jetë krijimi i një “Republika Srpska” në Kosovë ose edhe formalizimi i ndarjes së vendit.

Ai shkruan edhe për partitë opozitare, duke thënë se çka mendojnë ato për këtë çështje “pak ka rëndësi”. Sipas tij, Vetëvendosje tashmë është ndarë, dhe “nëse do të ketë nevojë” nuk do të jetë e zorshme që të ndodhë një përçarje edhe e LDK-së. Kësisoji, Palokaj beson që ndarja e Vetëvendosjes u bë nga faktorë të jashtëm, për t’i kontribuar pushtetit të Thaçit në dialog.

Lexo shkrimin e plotë duke klikuar këtu.

Shpërndaje në: