Gazetari merr puthje nga dy vajza derisa raportonte drejtpërdrejt

Periskopi.com Fun

Gazetari Jeon Gwang-ryeol, derisa po raportonte live për kanalin televiziv MBN të Koresë së Jugut, i shkuan pranë dhe e përqafuan dy të reja atraktive.

Derisa ndodhej para një stadiumi në Rusi dhe po tregonte për zhvillimet e fundit të Kampionatit Botëror, ai mbeti i shtangur ku ato e përqafuan njëra pas tjetrës.

Megjithatë, ai nisi të qeshte dhe nuk u brengos aq shumë për lojën që e bënë adhurueset e futbollit.

Por, njëjtë nuk ka ndodhur edhe me një burrë, që e përqafoi një gazetare, teksa ajo po raportonte live. Atë e kanë kritikuar publikisht dhe i kërkuan të kërkojë falje, duke e konsideruar përqafimin si të ishte një sulm i rëndë.

“Kemi standarde të dyfishta, kur përqafon një mashkull qenka sulm, ndërsa kur atë e bëjnë dy femra ndaj një burri, është lojë. Madje ato ishin dy”, ka shkruar një komentues.

Shpërndaje në: