Gazetari kosovar: Gërvalla kam dëgjuar që do të jetë në 5-shen e parë të VV-së, me Osmanin janë ndarë
Gazetari kosovar, Sadik Zeqiri, në emisionin Frontal të T7 ka folur për acarimin e fundit të raporteve në mes të presidencës dhe Qeverisë së Kosovës. Zeqiri ka thënë se shihet hapur që tashmë kryediplomatja Donika Gërvalla nuk e përkrah presidentin Osmani dhe se ka një hendek të madh mes qeverisë dhe presidencës.
“Edhe me qeverinë edhe me bashkëkryetaren e partisë që e ka themeluar vetë, që po shihet se s’është më mbështetës e presidentes. Shihet që ka ndasi të madhe, ka hendek të madh presidente-qeveri, ku u pa që edhe Glauku u refuzua”, ka thënë Zeqiri.
Ai tutje ka shtuar se ka informacione që Gërvalla do të jetë në 5-shen e parë të listës për deputetë të VV-së dhe se rrugët me Vjosa Osmanin i kanë ndarë.
“Ka shenja, që një kohë të gjatë, që presidentja edhe qeveria i kanë rrugët e ndara. Sot u pa dhe u vërjet që është një ndasi e madhe dhe i kanë ndarë rrugët. Tash presidentja mundohet me e gjetë veten dhe me e marrë mbësthetjen e ndonjë partie politike. Kam dëgjuar që Donika veç është nda. Kam dëgjuar që kjo do të jetë në 5-shen e parë të VV-së”, ka thënë Zeqiri.