Gazetari i sportit dhe kameramani përjetojnë tmerrin: Personi me revole ia vjedh live telefonin
Gazetari sportiv, Diego Ordinola ka kameramani i tij janë sulmuar në Ekuador, derisa ishin duke bërë një transmetim ‘live’ para një stadiumi.
Një burrë i panjohur iu afrua atyre me një armë në dorë, duke i kërcënuar para kamerës.
Ni siquiera podemos trabajar tranquilos, esto ocurrió a las 13:00 de hoy en las afueras del Estadio Monumental.
La @PoliciaEcuador se comprometió a dar con estos delincuentes. #Inseguridad pic.twitter.com/OE2KybP0Od— Diego Ordinola (@Diegordinola) February 12, 2021
Ai u kërkoi atyre telefonat duke bërë një kërcënim të tmerrshëm.
“Mos më filmo sepse të hedh në erë”, bërtiti grabitësi.
Pasi bëri grabitjen, hajduti filmohet nga vendi i ngjarjes duke u largua me një motor.