Gazetari e ngushton Laportan: Çka nëse La Liga ju telefonon dhe thotë se mund ta regjistroni Messin?

Gazetari e ngushton Laportan: Çka nëse La Liga ju telefonon dhe thotë se mund ta regjistroni Messin?

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka dhënë shumë përgjigje sot para gazetarëve, lidhur me situatën e Lionel Messi.

Ajo që mund të konsiderohet si dita më e vështirë e karrierës së Laporta si president, siguroi për të edhe disa pyetje mjaft të vështira.

Një nga pyetjet që iu drejtua presidentit të Barcelonës ishte edhe ajo se çfarë do të bënin ata nëse La Liga i telefonon dhe thotë se mund ta regjistrojnë Messin , ditët e ardhshme, transmeton Periskopi.

“Nuk mund të jetojmë në ëndrra. Më pëlqen të ëndërroj, por nuk është kështu situata”, ka thënë Laporta.

“Duhet të flasim për realitetin. Kishim marrëveshje, por s’mund ta regjistronim”, shtoi presidenti. /Periskopi/

Shpërndaje në: