Gazetari Durguti – ish drejtorit të RTK’së: Ke hanger me ta, ke rrugëtu me ta dhe ja tash në çfarë situate e keni RTK-në
Gazetari i RTK’së, Fisnik Durguti, përmes një shkrimi të gjatë ka reaguar pas rrëfimit të mbrëmshëm të ish – drejtorit të RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ku tregoi për presionet politike që bëhen në televizionin publik.
Durguti në shkrimin e tij, ka akuzuar Ahmetxhekajn për të kaluarën e tij sa ishte drejtor i RTK’së, duke treguar se i ka “larguar mbi 300 persona nga puna, e që sot nga mungesa e punëtorëve detyrohen ti bëjnë nga tre-katër puna”.
Ai tutje i drejtohet Ahmetxhekajt, duke i thënë se “hasmërite i ke rrite gjatë mandatit tand. Ke hanger me ta, ke rrugëtu me ta dhe ja tash në çfarë situate e keni RTK-në”.
Më poshtë keni shkrimin e plotë [pa ndërhyrhe]:
Sonte e pash një interviste në Rubikon me ish-drejtorin Ahmetxhekaj për presionin politik.
Mire bre a kishe presion politik me i dëbu mbi 300 persona nga puna, bile në komision parlamentar the që mundem edhe 150-200 me i heq, se ke problem.
Me ndërtu komisione hetimore, në krye me Arsim Halilin (sikur të ishe në një sekretariat) madje duke hyrë jashtligjshëm në dosjet e puntorëve dhe duke i thirr në biseda informative me qëllim të frikësimit…
Reforma jote e vetme ka qenë zbrazja e RTK-së, e që sot nga mungesa e punëtorëve detyrohen ti bëjnë nga tre-katër puna.
Aty a ke pasë presion apo?
Me i dhane pozita krejt dostave tu, e që besa duke anulu me 10 konkurse, veq sepse për ty nuk ishin të përshtatshëm?
Me fabriku lloj-lloj situatash duke i nxjerr nga zyrja njerëzit që me dekada kanë punuar dhe kane kontribuar në to, deri sa ti ke hangër fara perballë RTK-së (te Nebihi) pa prek punë me dorë.
Ke kriju emisione me cilësinë ma të dobët që nga themelimi i RTK.
Ke sjell klimë negative brenda RTK-së, sa qe sot punëtorët, veq pse nuk kane ku shkojnë, se të gjithë e lëshojnë punën.
Hasmërite i ke rrite gjatë mandatit tand.
Je cilësu nga shumica në RTK si drejtor i masave të dhunshme.
E sa për bordin, kam prit që do të zgjedhet nje bord kredibil, po qe i sjellin persona që as lidhje me televizion nuk kanë, këtë se kemi prit nga kjo mazhorance.
Njerëz që punën e parë në ndonjë institucion publik e kane, si drejtor bordi apo anëtarë bordi.
Ke hanger me ta, ke rrugëtu me ta dhe ja tash në çfarë situate e keni RTK-në.
Jo jo nuk të shperlanë as Drini e Shkumbini çfarë dëmi i ke ba institucionit.
Ti ke ec,
Bordi duhet me ec,
Të emërohet një drejtor për fazë kalimtare madje edhe i huaj qoftë.
Të bëhet ligji i ri i RTK, apo amandamentimi sa i perket zgjidhjes së problemit të pronës dhe financimit si dhe zgjedhjes së anëtareve të bordit, por edhe shumë çeshtjeve tjera në mënyrë që politika ti mbajë larg duart nga RTK-ja.
Shnet e gëzime!