Gazetari apo plagjatur? Ja si vepron inteligjenca artificiale në krijimin e lajmeve
Inteligjenca artificiale është kthyer tashmë në shqetësim dhe për menaxhimin e informacioneve dhe lajmeve. Në një studim të fundit ka rezultuar se janë krijuar një numër i lartë portalesh të cilët kanë pak ose asnjë punonjës.
Mënyra se si ata veprojnë janë përmes inteligjencës artificial e cila mbledh lajmet nga agjencitë kryesore të lajmeve, dhe i ripunon dhe i rishkruan duke bashkuar detajet për një ngjarje që ka secila prej mediave.
Në këtë mënyrë duket se lajmi është tërësisht i ri dhe është e vështirë të kapet nga sistemet antiplagjiaturë.
Por mbi të gjitha i hiqet dhe citimi i burimit të informacionit. Ekspertët i konsiderojnë si portale të profilit të ulët, por sistemi i monitorimit News guard ka evidentuar 37 të ashtuquajtura ferma të kontrollit. Kryesisht lajmet merren nga CNN, NewYork Times, Reuters.
Për studiuesit fenomeni është i paqartë për tu përshkruar por në rastin më të mirë mund ti vendoset emri plagjiaturë hipereficente.
Sido që të jetë ata shprehin besimin se gjykatat do të jenë ato që do të vendosin nëse ka shkelje
Pas këtyre fermave të kontentit është lufta për tu ngjitur sa më lartë në klasifikimin e Google, kjo për të bërë të mundur marrjen e reklamave.
Dhe në fakt, sipas ekspertëve disa prej tyre tashmë kanë siguruar publicitetin nga kompani të mëdha, që në mënyrë të pavetëdijshme po kontribuojnë në zhvillimin e këtij aktiviteti.