Gazetarët polak e kritikojnë ashpër Lewandowskin: Ai po plaket, nuk është kërkah

Gazetarët polak e kritikojnë ashpër Lewandowskin: Ai po plaket, nuk është kërkah

Robert Lewandowski është në sy të uraganit në Poloni.

Futbollisti me më shumë ndeshje dhe më shumë gola në historinë e kombëtares polake po kalon një moment të vështirë dhe nga vendi i tij nuk kanë nguruar ta vënë në dukje.

Në dy ndeshjet ndeshjet e tij kualifikuese për Euro 2024 në të cilat ai nuk shënoi, Lewandowski u kritikua nga mediumet polake.

Pavarësisht argumenteve të sulmuesit polakë se kombëtarja është në fazën e evoluimit, disa gazetarë polakë e sulmuan atë.

“Ai duket se ka regresuar teknikisht në mënyrë drastike në tremujorin e fundit. E kuptoj që po plaket, por ende më habit se sa keq duket në fushë. Fizikisht, ai gjithashtu është zbehur disa herë,” komentoi Marcin Borzęcki, një gazetar polak për ‘Viaplay’.

Dominik Wardzichowski, gazetar i ‘Sport.pl’, shkoi aq larg sa tha se Lewa është “dy nivele më poshtë Swiderski”, sulmues i Charlotte në Major League Soccer (MLS).

Shpërndaje në: