Gazeta zviceriane krenohet me Shaqirin: Vlera e tij është rritur jashtëzakonisht në treg

Periskopi.com Sporti

”Në janar të vitit 2018, Xherdan Shaqiri luante me Stoke City dhe ishte në mes të betejës për qëndrimin në Premier Ligë. Tani është janari 2019 – dhe magjiku ynë është në krye të tabelës me Liverpoolin”. 

Kështu e nis e përditshmja zviceriane Blick, përcjell në shqip Periskopi, artikullin për yllin Xherdan Shaqiri.

Se çfarë roli ka luajtur në Liverpool 27 vjeçari e konfirmon edhe vlera e rritur në treg, nga 14.5 në 53.2 milionë eurove.

Për këtë, ‘Blick’ i ka kushtuar artikull të veçantë futbollistit nga Zhegra, duke e cilësuar si ‘magjik’.

Image result for Shaqiri

Ekspertët nga Observatori i Futbollit në Neuchâtel NE dhe observatori i Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES), e kanë llogaritur vlerën si të saktë nga studimi për lojtarët më të vlefshëm. Studiuesit zviceranë studiojnë sportin e futbollit, mbledhin të dhëna, analizojnë dhe interpretojnë statistikat.

Por, Granit Xhaka ka vlerën më të madhe nga lojtarët zviceranë. Ai vlerësohet me 62,9 milionë eurove, duke shënuar rënie të konsiderueshme, pasi një vit më parë Xhaka kushtonte 68 milionë euro. /Periskopi

Shpërndaje në: