Gazeta serbe vjen me titullin: UEFA e konfirmon, provokatorët shqiptarë po vijnë në Serbi
UEFA tashmë ka vendosur që Bjellorusia ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024 ta zhvillojë në Novi Sad të Serbisë.
Atje bjellorusët presin Kombëtaren e Zvicrës, takim ky që zhvillohet me 25 mars të vitit 2023 me fillim nga ora 18:00, shkruan Periskopi.
UEFA gjithashtu kishte njoftuar më herët se Bjellorusia nuk mund t’i luajë ndeshjet si vendase për shkak të përkrahjes së pushtimit rus në Ukrainë.
E për këtë ndeshje që futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari do të udhëtojnë për atje, gazeta serbe, nevosti.rs e ka filluar artikullin me titullin: UEFA konfirmon: Provokatorët shqiptarë po vijnë në Serbi